Dy lloje të ushqimit për pakësimin e triglicerideve dhe kolesterolit të keq

  • 06 March 2018 - 15:29
Dy lloje të ushqimit për pakësimin e triglicerideve dhe kolesterolit të keq

Ushqimi mesdhetar që përmban vaj ulliri dhe peshk dhe ai vegjetarian i pasuruar me prodhime të qumështit njëjtë e ulin sasinë e kolesterolit, peshën trupore dhe indin yndyror, e me këtë edhe rrezikun për sulmin në zemër, ka treguar studimi i fundit i ekspertëve italian. Ekspertët kanë ndarë 107 persona me mbipeshë në dy grupe prej të cilëve njëra ishte vegjetarian, e tjetra në ushqim mesdhetar për tre muaj rresht. Më pas, tre muajt tjerë kishin zëvendësuar ushqimet. Në fillim të gjithë pjesë- marrësit ishin të dhënë pas një ushqimit. Të anketuarit nuk kishin marrë qëllime të caktuara në lidhje me humbjen në peshë, por kishin pranuar këshilla të rregullta rreth asaj se si të pakësojnë konsumimin e kalorive. Qëllimi i menyve të propozuara ishte pakësimi i konsumimit të kalorive. Pa marrë parasysh në llojin e ushqimit, të anketuarve ju ishte këshilluar që prej 50 deri 55 për qind kalori t'i marrin në formë të karbohidrateve, 25 deri 30 për qind në formë të yndyrave dhe 15 deri 20 për qind në formë të proteinave. 

(Kosova Sot)