Sëmundjet e rënda që i shkaktojnë dhëmbët e prishur - Shëndetësia - Kosova Sot
Sëmundjet e rënda që i shkaktojnë dhëmbët e prishur

Sëmundjet e rënda që i shkaktojnë dhëmbët e prishur

Shkuarja e rregullt te dentisti jo vetëm se mund t'jua shpëtojë dhëmbët, por edhe e ul rrezikun nga sëmundjet e tjera.

RREZIKU NGA SULMI NË ZEMËR DHE NË TRU

Disa studime kanë treguar lidhjet midis sëmundjeve të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës, por edhe rritjen e rrezikut nga sulmi në tru. Kjo pasi që bakteret shkaktojnë inflamacionet, gjakrrjedhjen dhe shkatërrimin e indit përreth dhëmbëve që mund të udhëtojnë nëpër sistemin e gjakut deri te arteriet.

RREZIKU NGA KANCERI

Instituti Nacional për Shëndet thekson se inflamacionet për kohë të gjatë ndërlidhin rrezikun për zhvillim nga kanceri dhe tumoret, për aq kohë sa indet janë nën infeksion. Studimet tregojnë se 13 për qind e meshkujve që kanë zhvilluar procese inflamatore, më pas ishin prekur nga kanceri.

PROBLEMET ME PROSTATË

Enzimat në prostatë, "PSA", që gjenden në doza të vogla janë krejt normale, por kur prostata infektohet dhe rritet niveli i "PSA". Niveli i rritur i "PSA" mund të shkaktohet në proceset inflamatore në gojë. Pra, bakteret që udhëtojnë deri te prostata mund të shkaktojnë irritime si dhe shkaktojnë dhimbje gjatë urinimit.

(Kosova Sot)

19 minuta më parë
15/12/18