Dieta 900 kalori
Dieta 900 kalori është dietë shumë rigoroze që përdoret vetëm në rast nevoje, kur duhet që në 'shpejtësi' të shkrini kilogramët. Nëse respektoni rregullat dhe menynë e dhënë, me gjasë do të humbisni 4 deri 6 kilogramë për 7 ditë. Përndryshe, dieta 900 kalori aplikohet saktë 7 ditë dhe asnjë ditë më shumë!
ÇFARË NUK DUHET TË HANI:
• Pjekurina (mund të hani pak bukë të thekur);
• Të gjitha llojet e yndyrave dhe vajit;
• Xhem, sheqer, mjaltë, çokollatë, ëmbëlsira;
• Ushqim të shpejtë;
• Ushqim të tymosur, me shumë kripë.
ÇFARË MUND TË HANI:
• Mish pule pa lëkurë, gjeldeti dhe mish gjedhi pa yndyrë;
• Të gjitha perimet (pos patateve) dhe pemë (hani sidomos mollë);
• Vezë;
• Qumësht dhe prodhimet e qumështit me pak yndyrë.
E HËNË:
Kafjalli: Mish gjedhi të zier 100 g, 20 g bizele të ziera, gjysmë molle, kafe.
Zamra: Vezë të zier.
Dreka; Supë me perime, mish të zier (100 g), trangull, 1 gotë komposto të pemëve.
Zamra e pasdites: Mollë rreth 200 g.
Darka: Peshk të pjekur ose të zier (100 g), 3 lugë perime të ziera, sallatë lakre të erëzuar me lëng limoni.
E MARTË:
Kafjalli: Mish gjedhi 100 g, çaj ose kafe.
Zamra: Vezë të zier ose të përzhitur në tigan pa vaj, kafe ose çaj.
Dreka: Supë me perime, gjoks pule (150 g), komposto pemësh.
Zamra: Mollë të pjekur apo të freskët.
Darka: Mish pule në avull (100 g), sallatë të gjelbër.
E MËRKURË:
Kafjalli: Bukë të thekur me proshutë, mollë, kafe.
Zarma: Vezë e zier.
Dreka: Supë me perime, 100 g peshk të zier, sallatë lakre të erëzuar me lëng limoni.
Zamra e pasdites: Mollë rreth 200 g
Darka: Mish gjedhi të zier (100 g); çaj me pak qumësht pa yndyrë.
E ENJTE:
Kafjalli: Troftë në avull rreth 150 g; çaj pse kafe.
Zamra: Vezë e zier.
Dreka: Supë me perime, mish gjedhi të zier 100 g, trangull të freskët, çaj.
Zamra e pasdites: Mollë rreth 200 g.
Darka: Peshk të zier (100 g); disa lugë lakër të copëtuar të erëzuar me lëng limoni.
E PREMTE:
Kafjalli: 100 g peshk; çaj ose kafe.
Zamra: Vezë të pjekur në tigan pa yndyrë.
Dreka: Supë me perime, 2 lugë oriz me mish (150 g).
Zamra: Pemë si mjedra, manaferra, dredhëza… (200 g).
Darka: Vezë të zier.
E SHTUNE:
Kafjalli: Gjoks gjeldeti (150 g), kafe ose çaj.
Zamra: 200 ml qumësht me përqindje të ultë të yndyrës së qumështit.
Dreka: Supë me karotë dhe elb, 100 gr mish të zier, 3 lugë oriz të zier, sallatë të gjelbër.
Zamra: 200 g mjedra, dredhëza.
Darka: Mish të zier (100 g).
E DIEL:
Kafjalli: 1 gotë zefir ose jogurt me pak yndyrë.
Zamra: Peshk i zier ose në avull (100 g),.
Dreka: Supë me perime, mish pule të zier (150 g), trangull të freskët, çaj.
Zamra: Mollë (200 g).
Darka: 100 g mish pule të zier dhe 20 g bizele të zier.
(Kosova Sot)