Si të hiqni qafe lodhjen pranverore?

  • 18 April 2018 - 08:55
Si të hiqni qafe lodhjen pranverore?

Jeni të plogësht, ju flihet, ndiheni të lodhur? Nëse këto simptoma ju prekin në këtë kohë, atëherë kemi të bëjmë me lodhjen pranverore. Në vijim ju sjellim disa këshilla si të hiqni lodhjen pranverore dhe të kënaqeni në motin e ngrohtë.

NDRYSHIM NË USHQIM

Me ushqimin e njëjtë e të rëndë gjatë dimrit, lodhemi me proteina. Në këtë periudhë kohore, duhet të furnizohemi me ushqimin që përmban vitamina C dhe E, ushqime me pak kalori, dhe magnez, i cili ndikon në punën e muskujve, zemrës, sistemit nervor.

QËNDRIMI NË AMBIENT TË HAPUR

Dielli do t'ju mbushë me vitaminën D dhe ju ndihmon të ndiheni më pozitivisht, më mirë, prandaj ju propozojmë që sa më shumë që të mundeni të qëndroni në ambiente të hapura dhe në natyrë. Ajri i freskët dhe rrezet e diellit janë burimi më i mirë i energjisë.

GJUMI CILËSOR

Krijoni një rutinë të shëndetshme, që të shkoni të flini më herët dhe të zgjoheni herët. Kështu do të mund të flini në mënyrë cilësore. Po ashtu, porsa të zgjoheni, ngrihuni përnjëherë, dhe mos u sillni nëpër shtrat.

HIDRATIMI

Përmes hidratimit do të rregulloni tretjen dhe mposhtni lodhjen. Pini së paku 1,5 litra lëngje në ditë, shmangni aktivitet e mundimshme dhe momentet stresuese.

(Kosova Sot)