Herniaria -bima që pastron veshkat, fshikëzën dhe ul shtypjen e gjakut

  • 19 August 2018 - 09:29
Herniaria -bima që pastron veshkat, fshikëzën dhe ul shtypjen e gjakut

Mjekët popullorë për këtë bimë pohojnë se posedon shumë përbërës shërues. E përdorin për sekretimin e urinës, sidomos për shërimin e veshkave dhe fshikëzës. Pos se shëron traktin urinar, pastron mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes. Në mjekësinë popullore vlerësohet për shërimin e tuberkulozit, pa marrë parasysh nëse sëmundja është në fazën fillestare apo atë të përparuar. Në mjekësinë popullore, bimën e sugjerojnë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut, pastrimin e gjakut, sëmundjet e enëve të gjakut, problemet me zemër sëmundjet e eshtrave dhe të nyjave.

ÇAJI KUNDËR INFEKSIONIT TË FSHIKËZËS

Te infeksioni i fshikëzës dhe kanaleve urinare, sidomos është efektiv çaji i përzier nga kjo bimë dhe thuprave, rrënjës së selinos dhe farave të lirit. Përzieni të gjithë përbërësit dhe derdhni në 4 dl ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë 2 orë, e kulloni dhe e pini në vend të ujit.]ajin mund ta pini 1-2 herë në ditë, pa ëmbëltuar. 

 

(Kosova Sot)