Dhimbjet e kokës, pagjumësia dhe mbipesha, shenja për apnenë

  • 02 September 2015 - 23:35
Dhimbjet e kokës, pagjumësia dhe mbipesha, shenja për apnenë

Me plakjen vjen deri te rënia e funksioneve të muskujve të organeve të sipërme të frymëmarrjes gjatë gjumit, prandaj gërhitja është simptomë e shpeshtë te njerëzit e vjetër. Rreth 50 për qind dhe 7 për qind e grave gërhasin në gjumë. Ekspertët theksojnë se rrezik më të madh për gërhitje kanë meshkujt me mbipeshë, si dhe personat e moshuar, megjithëse gërhitja shfaqet edhe te personat e rinj dhe ata që nuk vuajnë nga mbipesha. Simptomat që kanë njerëzit që gërhasin shfaqen në orët e mëngjesit. Më së shpeshti janë gojë e thatë dhe nganjëherë dëshira për gjumë gjatë ditës. Nëse bëhet fjalë për gërhitjen që nuk përcillet me ndalesa, simptomat nuk janë edhe aq të theksuara. Vetëm nëse shfaqen dhimbje koke të mëngjesit, shtimi i tepërt në peshë, zgjimet e shpeshta dhe urinimi i shpeshtë gjatë natës, ndjenja e lodhjes, atëherë duhet t’i drejtoheni mjekut. Vlerësohet se nga apnea gjatë gjumit vuajnë 24 për qind e meshkujve dhe 9 për qind e femrave.

(Kosova Sot)