A ndihmon vërtet lëngu i aloe verës në humbjen në peshë?

  • 22 October 2018 - 21:48
A ndihmon vërtet lëngu i aloe verës në humbjen në peshë?

Aloe-vera është bimë që njihet për faktin se ka veti të shumta shëruese, e dihet se ndihmon edhe në humbjen në peshë. Në bazë të studimeve të fundit, lëngu nga aloe vera mundet ta përshpejtojë metabolizmin tuaj, të përmirësojë tretjen dhe me vet këtë shkrin kaloritë dhe yndyrat shtesë.

A ËSHTË I SHËNDETSHËM TË KONSUMOHET LËNGU I ALOE VERËS?

Aloe vera përfundon polifenole - antioksidues, vitamina A, C, E dhe B, si dhe enzima që veprojnë kundër inflamacioneve, që teorisht e bën të shëndetshëm. Por, duhet ditur se ekzistojnë dy lloje të lëngjeve - nga xheli i gjethes dhe vetë gjethja i pari më së shpeshti gjendet në shitore dhe për fat tonin të keq përmban më shumë sheqer sesa do të duhej - derisa përbërësi me efekt prej laksativi është hequr. I dyti në rastet më të shpeshta përdoret në shitoret e ushqimeve të shëndetshme dhe eventualisht përdoret si suplement që përmirëson shëndetin e traktit gastrointestinal, falë efektit prej laksativi.

A NDIHMON NË HUMBJEN NË PESHË?

E vërteta është se vetëm "detyron" organizmin që të zbrazet, që rezulton me humbjen e ujit dhe me vetë këtë edhe humbjen në peshë.

 

(Kosova Sot)