Tri këshilla për humbje të shpejtë në peshë pa u munduar shumë

  • 19 November 2018 - 08:34
Tri këshilla për humbje të shpejtë në peshë pa u munduar shumë

Humbja e peshës trupore në mënyrë të shëndetshme kërkon ndryshim themelor të mënyrës së jetës, si në planin e mënyrës së të ushqyerit po ashtu edhe të ushtrimeve fizike, e po ashtu edhe në mënyrën e të menduarit. Është e vërtetë në krijimin e figurës, siç e dëshironi, është proporcional me ushtrimet tuaja, ushqimin e shëndetshëm dhe durimin e madh. Të gjitha qasjet e tjera në sukses jua kthejnë kilogramët e humbur. Ekzistojnë disa gjëra që do të duhej t'i dinit para se të përcaktoheni në procesin e gjatë.

NDALONI SË PËRQENDRUARI NË HUMBJEN E YNDYRAVE

Para së gjithash, është e lodhshme të numëroni secilën kalori. Poenta është të hani yndyra të shëndetshme, e fokusi juaj duhet të jetë në forcimin e muskujve. Në këtë mënyrë do të kaloni më shumë kohë në ushtrime, do të formoni muskujt dhe shkrini dhjamin. Ky princip i punës është më efikas se sa të uleni gjithë ditën në shtëpi dhe të numëroni secilën kalori.

MOS VUANI URIE

Krijimi i deficitit kalorik, është parakusht për humbjen në peshë, por kjo nuk do të thotë se duhet të vuani urie, mjafton të zvogëloni porcionet tuaja. Në vend se të vuani urie, organizoni ushqimin tuaj në pesë shujta të vogla. Gjatë ditës konsumoni proteina të shëndetshëm, yndyra të shëndetshme dhe karbohidrate të mira.

PAKËSONI KARBOHIDRATET

Mos i përjashtoni krejtësisht, sepse edhe karbohidratet janë nutrientë që i nevojiten trupit tuaj, por mundohuni që konsumimi i tyre të jetë në minimum. Më së miri është që secila shujtë juaj të përmbajë proteina, yndyra të shëndetshme dhe shumë pak karbohidrate.

 

(Kosova Sot)