Pastroni mëlçinë me rrush të thatë, hiqni papastërtitë nga trupi për katër ditë

  • 21 November 2018 - 11:50
Pastroni mëlçinë me rrush të thatë, hiqni papastërtitë nga trupi për katër ditë

Mënyra e pastrimit dhe detoksimit të mëlçisë me rrush të thatë është një nga metodat më efikase të shërimit të organizmit dhe lirojnë nga sëmundjet kronike dhe helmet. Rrushi i thatë ndihmon edhe në forcimin dhe stimulimin e tretjes në organizëm. Mëlçia bën edhe një funksion shumë të rëndësishëm: pastron gjakun dhe eliminon të gjitha helmet dhe papastërtitë prej saj. Duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e rrushit të thatë që të jetë organik, pa substanca kimike. Kokrrat duhet të janë të ruajtura dhe të padëmtuara. Kur të keni filluar me përgatitjen e ilaçit, atëherë edhe pastrimi i mëlçisë ka filluar. PASTRIMI I MËLÇISË - RECETA Në mëngjes në një gotë me ujë ët vakët hidhni rrush të thatë dhe e lini të pushojë për 15 minuta, më pas i shpëlani me ujë të ftohtë. Rrushin e pastruar e vendosni në një gotë dhe e mbushni me ujë të vluar me temperaturë të dhomës. Mëngjesin vijues, e pini lëngun dhe hani rrushin e thatë, në lukth të thatë. Shtrihuni në shtrat për një apo dy orë dhe vendosni kompresë të ngrohtë, në anën e djathtë të stomakut. 

(Kosova Sot)