Xhenxhefili, si ilaç, ofron kaq shumë për organizmin e njeriut

  • 21 November 2018 - 16:14
Xhenxhefili, si ilaç, ofron kaq shumë për organizmin e njeriut

Që nga kohët antike xhenxhefili përdoret në mjekësinë popullore, kjo për faktin se ka përbërës antiseptikë që e bëjnë të jetë një nga ushqimet bimët më shëruese në botë. Për çfarë shërben xhenxhefili: 1. Xhenxhefili njihet si djegës i yndyrave dhe ndihmon në humbjen në peshë. Kjo erëz krijon ndjenjën e ngopjes, kështu që midis shujtave nuk do të keni nevojë për ushqime të grimcuara. 2. Ndikon si preventiv në lajmërimin e sëmundjes së Alzhaimer-it. 3. Pakëson dhimbjet. Pa marrë parasysh se cili është shkaktari i dhimbjeve, xhenxhefili jua shëron ato dhimbje, sepse ka efekte kundër inflamacioneve. 4. Kjo erëz po ashtu ka efekt të hatashëm në ata persona që vuajnë nga inflamacioni i sinuseve. Edhe në këtë rast çaji nga xhenxhefili është zgjedhja e duhur. Mund ta konsumojnë po ashtu edhe personat që vuajnë nga astma, sepse ka efekt pozitiv në organet e frymëmarrjes. 5. Xhenxhefili ju sugjerohet edhe personave që kanë qarkullim të keq të gjakut. Prandaj ndikon edhe në shëndetin dhe dukjen e lëkurës, sepse hap poret. 6. Nëse ndjeni mundime dhe të vjella në mëngjes, apo nëse vuani edhe nga urthi, zieni një çaj xhenxhefili apo shtoni xhenxhefilin në gjellët tuaja.

 

(Kosova Sot)