Dardhët dhe bananet kundër gastritit

  • 07 December 2018 - 15:41
Dardhët dhe bananet kundër gastritit

P ërderisa tretmanët natyralë mund të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjeve që ndërlidhen me gastrit, nëse problemi përkeqësohet, më së miri është të viziton mjekun. Por, a e keni ditur se dardhët dhe bananet ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të gastritit? Gastriti është një nga problemet më të zakonshme në ditët e sotme që shfaqet kohë pas kohe. Nuk ka kufizime, mund të manifestohet te fëmijët dhe te të rriturit. SHKAQET E GASTRITIT Përderisa ekzistojnë shkaqe të ndryshme potenciale për këtë problem, shkaktari më i shpeshtë për gastrit është infeksioni i quajtur "Helicobacter pylori". Për më shumë, janë edhe disa faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë gjendje, si: Parazitët, Përdorimi i tepërt i ilaçeve, Ulcerat në stomak, Sëmundja e Crohn-it, Sëmundjet autoimune dhe çrregullimet e tjera në sistemin imun, Infeksionet virale, Duhani dhe alkooli, Stresi, Acidi refleks. Nëse vuani nga kjo gjendje, duhet ta kujtoni se tretmani më i rekomanduar është të konsumon dietë të pasur me ushqimet, si: Perime, Pemë, Bishtaja, Fibra, Shmangni ushqimet, si: Ushqimet me shumë yndyra të ngopura, Ushqimet pikante, Prodhimet e qumështit, Kafenë, Ushqimet me shumë sheqer. SIMPTOMAT E GASTRITIT Në shumicën e rasteve gastriti nuk ka ndonjë simptomë të dukshme në fillim. Është e lehtë ta ngatërroni me ndonjë problem tjetër me tretjen apo dhimbjet normale të stomakut. Dhimbje abdominale: Kjo ndjenjë përcillet edhe me ndjenjën e të ënjturave intensive. Kështu ndiheni pasi të keni ngrënë diçka. Të djegura: Kjo njihet edhe si urthi. Shkaktohet nga inflamacioni i mukozës dhe situata përkeqësohet kur hani ushqime të caktuara. Humbja e oreksit: Si pasojë e të djegurave dhe të dhimbjeve pasi keni ngrënë, disa njerëz fillojnë ta humbin oreksin. DARDHËT DHE BANANET KUNDËR GASTRITIT Përbërësit: 1 dardhë (150 g), 1 banane, 1 gotë ujë (200 ml). Përgatitja: Pastroni mirë dhe më pas qëroni dardhën dhe bananen. Hiqni edhe farat nga dardha. I preni në rriska dhe që të dy i vendosni në blender me një gotë ujë dhe procedoni. Nëse dëshironi pijen më të hollë, shtoni më shumë ujë. E pini këtë pije pa e kulluar.

(Kosova Sot)