Si mund të zbutni dhimbjet e nervit shiatik?

  • 12 December 2018 - 08:23
Si mund të zbutni dhimbjet e nervit shiatik?

Porsa të shfaqet dhimbja në shpinë, disa njerëz menjëherë vizitojnë mjekun. Kjo është praktikë e mirë, natyrisht. Por, këta njerëz nuk e dinë se këto dhimbje mund t'i shërojnë edhe në mënyrë natyrale.

PUSHIMI I DUHUR

Kur të ndjeni dhimbjet si pasojë e nervit shiatik, gjëja e parë që duhet të bëni është të pushoni. Shpina duhet të pushojë së paku 48 orë. Kur të flini, pozita më e mirë është në krah, me gjunjët e grumbulluar dhe me jastëkun midis tyre.

SHTRIRJA E RREGULLT

Shtrirja e shpinës për çdo ditë e forcon shpinën dhe ia siguron shëndetin. Një shtrirje e shpinës muskujt i mban të fortë dhe mundëson që të mbushen zbrazëtitë në palcën e kurrizit dhe të relaksohen nervat që gjenden atje.

TERAPIA FTOHTË-NGROHTË

Terapia ftohtë-ngrohtë ofron veti pozitive në lehtësimin e të ënjturave dhe dhimbjeve në shpinë. Terapia e ngrohtë duke nxitur qarkullimin e gjakut, duke zbutur ngërçet e muskujve. Aplikimi i akullit në pjesën e poshtme të shpinës ndikon duke tkurrur enët e gjakut dhe duke pakësuar inflamacionet. 

 

(Kosova Sot)