Përzierjet me pemë e perime që përmirësojnë ushtrimet

  • 14 December 2018 - 16:00
Përzierjet me pemë e perime që përmirësojnë ushtrimet

Përderisa suplementet me proteina mund të jenë shumë të dobishme për ushtrimet, ka edhe shumë receta shtëpiake me pemë e perime që jua ofrojnë të njëjtën dobi në mënyrë natyrale

LËNG ME BANANE DHE QUMËSHT SOJE

Sheqernat natyrale në banane janë të shkëlqyeshme për rimbushjen e trupit me energji para ushtrimeve. Në ndërkohë, proteinat në qumështin e sojës e përshpejtojnë peformancën. Përbërësit: 1 banane; 1 gotë qumësht soje (200 ml); ½ e lugës kanellë (2.5 g); ½ e lugës arrëmyshku (2.5 g); 2 lugë sheqer (20 g). Përgatitja: Qëroni bananen dhe e shtoni në blender bashkë me qumështin e sojës dhe përbërësit e tjerë. Përzieni derisa të keni një pije të trashë pa 'gunga'. Mënyra e konsumimit: E pini këtë pije 30 minuta para ushtrimeve.

Image

 

LËNGU ME AVOKADO DHE BAJAME

Edhe avokado edhe qumështi i bajameve përmbajnë proteina esenciale për formimin e masës muskulore. Përbërësit: ½ e avokados së shtypur; 1 lugë mjaltë (15 g); Akull. Përgatitja: Hiqni mishin nga gjysma e avokados së shtypur dhe përzieni me një gotë qumësht të bajameve. E ëmbëltoni me një lugë mjaltë. Në fund, shtoni akull. Mënyra e konsumimit: E pini këtë pije para ushtrimeve.

Image

 

LËNGU ME MOLLË DHE JOGURT

Një nga përzierjet më të shijshme me proteina që mund ta përgatitni është ai me jogurt dhe me mollë. Përbërësit: 1 mollë; 1 gotë jogurt (200 ml); Bajame të papërpunuara (një grusht); Mjaltë; Kanellë. Përgatitja: Shpëlani mollën mirë, hiqni lëvoren dhe e preni në rriska. Më pas, i vendosni në blender me jogurt dhe bajamet. Procedoni gjithçka për disa minuta derisa të keni një pije homogjene. Në funde ëmbëltoni me mjaltë dhe pak kanellë në sipërfaqe. Mënyra e konsumimit: E pini këtë lëng me kafjallin ose gjysmë orë para ushtrimeve.

Image

 

LËNGU ME DREDHËZA, BOLLGUR DHE FARA TË LIRIT

Një përzierje me kombinime si kjo ju furnizon me proteina në mënyrë të shpejtë. Përbërësit: ½ e gotës dredhëza (80 g); 3 lugë tërshërë (45 g); 1 gotë jogurt (200 ml); ¼ e gotës qumësht (62 ml); 2 lugë fara të lirit (30 g). Përgatitja: Pastroni dredhëzat dhe i vendosni në blender. Pastaj, përbërësit e mbetur i procedoni. Mënyra e konsumimit: E pini këtë pije para ushtrimeve apo kurdo që e ndjeni urinë.

Image

 

LËNGU ME BOLLGUR, VEZË DHE BANANE

Disa njerëz nuk janë mësuar ta konsumojnë të papërpunuar të bardhët e vezës megjithëse është përbërësi më i mirë për pijen me proteina Përbërësit: 2 të bardhët e vezës; ½ e gotës qumësht të perimeve (250 ml); 2 lugë bollgur (30 g); 1 banane të shtypur. Përgatitja: Ndani të bardhët e vezës nga të kuqtë dhe i shtoni në blender me qumështin e perimeve, tërshërën dhe bananen e shtypur. Përzieni gjithçka derisa të keni një pije homogjene. Mënyra e konsumimit: Këtë pije e pini 30 minuta para ushtrimeve.

Image

 

 

(Kosova Sot)