Kundër hipertensionit dhe gripit

  • 18 December 2018 - 08:46
Kundër hipertensionit dhe gripit

Në luftën kundër shtypjes së lartë të gjakut edhe supa e pulës mund të jetë shumë e dobishme. Kolagjeni nga lëkura e pulës, përbërës kyç i supës, ndikon si parandalues i "ACE"-së, që zakonisht përdoret në shërimin e hipertensionit. Kolagjeni në vete përmban katër proteina të ndryshëm që kanë vlerë të lartë të aktivitetit të "ACE"-së, kështu që posedon edhe fuqi prej antihipertensioni, theksojnë ekspertët nga spitali në Suedi. Ata po ashtu theksojnë se supa e pulës ndihmon edhe në shërimin e gripit. Ushqimet apo përbërësit në supën e pulës janë në linjë me ilaçet që i përshkruajnë mjekët, përkatësisht ndikojnë në zbutjen dhe nxitjen e sekretimit në organet e frymëmarrjes, e në këtë mënyrë e zbutin dhe lehtësojnë kollën. Nga ana tjetër, përbërësit e njelmët janë të pasura me perime të ndryshme dhe lëngje plot me minerale që shfaqen me rastin e djersitjes, derisa një supë e ngrohtë pastron organet e frymëmarrjes. Mishi i pulës, piperi i zi, hudhra, preshi, karota, selino, përbëjnë recetën e thjeshtë të supës me pulë që aplikohet me gjenerata të vjetra, në fund, kur gjithçka të jetë zier, shtoni edhe pak majdanoz.

(Kosova Sot)