Shkrini deri 500 kalori pa ushtrime

  • 12 janar 2019 - 08:29
Shkrini deri 500 kalori pa ushtrime

Nuk ekziston ndonjë fshehtësi që heq kilogramët përnjëherë, por është fakt se duhet ta aktivizoni veten dhe t'i ndiqni këto këshilla.

Dushi me ujë të ftohtë

Më herët është zbuluar se të ftohtët - dushi me ujë të ftohtë, ushtrimet përjashta - ndihmojnë në prodhimin e yndyrave të kafenjta. Kjo i ndihmon trupit që në mënyrë më efikase të përdorin energjinë, përkatësisht të dobësoheni.

Konsumoni protenia me secilën shujtë

Proteinat ndihmojnë që të jemi për kohë më të gjatë ngopur, prandaj trupi më ngadalë i tretë. Për dallim nga karbohidratet, nuk shndërrohen në sheqer. Në krahasim me ushqimin e yndyrshëm dhe karbohidratet, ushqimet me proteina si mishi, vezët, peshku dh prodhimet e qumështit kërkojnë që trupit të punojë më shumë për t'i tretur.

Në vend të kafesë, në shetitje

Zëvendësoni qëndrimin ulur në kafene me një shëtitje me ndonjë nga miqtë tuaj. Në vend se të qëndroni ulur dhe të pini kafe, shëtisni dhe flisni bashkë, kështu në mënyrë fizike do të jeni më aktivë, e ardhje as nuk do të vëreni. Vetëm 20 minuta shëtitje e përshpejtojnë shkrirjen e kalorive.

(Kosova Sot)