Përzierja e vajrave eterike, për ngërçe në këmbë dhe problemet me vena

  • 16 January 2019 - 08:14
Përzierja e vajrave eterike, për ngërçe në këmbë dhe problemet me vena

J o shumë moti janë bërë disa studime që qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë e ndërlidhin me jetëgjatësi të shkurtë, kështu që nëse nuk pushoni çdo orë dhe nuk i shtrini mirë këmbët, në një të ardhme të afërt mund të ketë probleme me shpinë, muskuj, nyja dhe nerva, si dhe shumë sëmundje kardiovaskulare. Ngërçet në këmbë, dhimbjet dhe qarkullimi i dobët që shfaqen si pasojë e qëndrimit të gjatë ulur, pos duke lëvizur, shërohen edhe me vajra eterike. Vetë ju mund ta përgatitni këtë përzierje me vajra nga vaji i dafinës që është i hatashëm për trajtimin e ngërçeve dhe muskujve që dhembin, pastaj je vaji eterik i rozmarinës, që përmirëson qarkullimin periferal, i cili po ashtu përdoret edhe te venat e zgjeruara dhe përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër vena, derisa i pakëson edhe të ënjturat dhe dhimbjet. Në përzierje shtoni edhe vaj eterik që fitohet me përzierjen distilimit të gjethes së portokallit të hidhur, që ndikon në ngërçet në muskuj dhe zbut dhimbjet e tyre. Në shishe shtoni nga 25 pika nga secili lloj i vajit eterik, e kështu disa herë në ditë bëni masazh nyjave dhe vendeve trupore ku ndjeni dhimbjet.

(Kosova Sot)