Tretmani njëmujor, l iron nga helmet dhe humbni kilogramët

  • 20 February 2019 - 15:51
Tretmani njëmujor, l iron nga helmet dhe humbni kilogramët

Mbipesha shfaqet si pasojë e organizmit të ngadalësuar. Në fakt, ushqimi i dëmshëm, mungesa e gjumit, jeta me stres, tymi i duhanit, qofshi duhanxhi apo jo alkooli, ju rrethojnë për çdo ditë. Me kalimin e kohës vjen deri te plogështia dhe humbja e energjisë, sepse toksina nga ushqimi dhe pijet depërtojnë në organizëm. Kjo recetë ju ndihmon që gradualisht ta pastroni organizmin tuaj, e me kalimin e kohës edhe kilogramët shkrihen. Kjo mënyrë kërkon durim, filloni me recetën për pastrim. Receta: Matni aq lugë orizi, po aq vite sa keni. E pastroni mirë dhe e vendosni në kavanoz. Aty hidhni ujin e zier dhe e mbyllni, e vendosni në frigorifer. Në mëngjes merrni kavanozin, kulloni ujin dhe merrni një lugë oriz. Atë lugë orizi e zieni në ujë tjetër dhe e konsumoni në lukthin e thatë para orës 7:30 në mëngjes. Pjesën e mbetur të orizit e mbuloni me ujin e vluar dhe të ftohur më pas dhe e ruani në frigorifer. Përsëriteni metodën derisa të mos mbetet oriz në kavanoz.

 

 

(Kosova Sot)