Ky ushqim është i hatashëm kundër diabetit, osteoporozës

  • 22 February 2019 - 08:14
Ky ushqim është i hatashëm kundër diabetit, osteoporozës

Nëse keni ushqim të ekuilibruar, nëse ushqeheni shëndetshëm, konsumoni 5 porcione me pemë dhe perime, studimet theksojnë se jetoni më gjatë. Po ashtu, mund të parandaloni sëmundjet duke ushtruar dhe me forcimin e optimizmit. Sipas studimeve, një ushqim është treguar shumë efikas kur bëhet fjalë për parandalimin e hipertensionit dhe ruajtjen e shëndetit në përgjithësi. Nutricistët theksojnë se jogurti është ilaç natyral në parandalimin e hipertensionit.

Ekspertët pohojnë se nëse konsumoni jogurt 5 herë në javë, rrezikun për shtypje të lartë të gjakut e ulni për 20 për qind. Po ashtu, jogurti është i mirë edhe në parandalimin e diabetit dhe ekuilibron florën e zorrës. Pos se është probiotik natyral, jogurt përmban edhe shumë proteina, kalcium dhe fosfor. Konsumimi i jogurtit, sidomos ju preferohet personave të moshuar që janë të prirë për t'u prekur nga shtypja e lartë dhe kilogramët e tepërt, sidomos edhe nga osteoporoza. Preferohet që për çdo ditë të konsumoni rreth 3 ose 4 lugë jogurt dhe kështu në organizëm të dërgoni bakteret e dobishme që e ndihmojnë tretjen dhe ulin rrezikun për hipertension deri me 39 për qind dhe 22 për qind nga diabeti.

(Kosova Sot)