Erëza e fuqishme që heq dhimbjen e dhëmbit

  • 20 March 2019 - 09:30
Erëza e fuqishme që heq dhimbjen e dhëmbit

Shpëtimin për dhimbjen e dhëmbit e gjeni në karafil, erëzën me shije të ëmbël që ofron edhe shumë veti tjera shëruese.

Karafili përmban eugjenolin, anestetik e antiseptik që ndalon dhimbjen Çfarë ju nevojitet: -vaj karafili; -shkopinj për vesh; -gjysmë lugë vaj ulliri.

Përdorimi: Shpëlani mirë gojën me ujë të njelmët. Kështu e përgatisni mishin e dhëmbëve. Përzieni disa pika vaj karafili me gjysmë lugë vaj ulliri. Pambukun e lagni në vajin e përgatitur dhe me kujdes e vendosni në dhëmbin me dhimbje. 

(Kosova Sot)