Çaj nga farat e shalqirit -pija më efikase për pastrimin e veshkave

  • 21 March 2019 - 08:32
Çaj nga farat e shalqirit -pija më efikase për pastrimin e veshkave

F arat e shalqirit zakonisht përfundojnë në mbeturina. Janë një numër i vogël i njerëzve që i konsumojnë për punë më të mirë të traktit tretës. Nevojitet t'i zieni, t'i bluani ose t'i përzhitni për t'i shijuar vetitë e tyre shëruese. Këto fara përmbajnë fibra, të domosdoshme për tretje efikase dhe në trajtimin e parazitëve në zorrë, verdhëzën dhe inflamacionet. Nutricistët sugjerojnë këtë recetë: Bluani katër lugë të freskëta fara të shalqirit. Zieni farat në 2 litra ujë për 15 minuta. Kjo sasi e çajit mjafton për dy ditë. Mos e konsumoni ditën e tretë. Pas ditës së dytë bëni pauzë, përcillni gjendjen, dhe pas një kohe mundeni përsëri ta përsëritni recetën.

(Kosova Sot)