Pesë ushqime të shëndetshme dhe me pak kalori që duhet përfshirë në menynë tuaj

  • 21 March 2019 - 15:03
Pesë ushqime të shëndetshme dhe me pak kalori që duhet përfshirë në menynë tuaj

Përfundimisht duhet t'i përfshini këto ushqime të shëndetshme dhe me pak kalori nëse qëllimi juaj është të humbni në peshë

Image

 

 Kjo perime e gjelbër karakterizohet nga shija pikante. Është e pasur me fibra, kalium dhe vitamina A, C dhe K. Përmban vetëm katër kalori për një gotë. Është perime që redukton dhjamin dhe kontrollon nivelin e kolesterolit. 

Image

 

Një ushqim tjetër i shëndetshëm që duhet ta konsumoni rregullisht janë shpargujt. Shpargujt përmbajnë rreth 27 kalori për gotë. Për më shumë, kjo perime është diuretik natyral që ndihmon në hedhjen e lëngjeve të akumuluara. 

Image

 

Brokoli është ushqim shumë i shëndetshëm. Brokoli përmban vetëm 31 kalori për gotë. Në fakt, brokoli konsiderohet si superushqim që duhet ta konsumoni disa herë në javë. Redukton rrezikun për kancer. Kombinojeni me jogurt, djathë.

Image

 

Manaferrat, mjedrat dhe dredhëzat janë shembuj të mirë që duhet konsumuar më shpesh se zakonisht. Këto ushqime janë të pasura me lloje të ndryshme të antioksiduesve. Për këtë arsye, ndihmojnë luftimin e inflamacioneve dhe reduktojnë rrezikun për kancer.

Image

 

Pa dyshim, një nga ushqimet e preferuara këtyre ditëve është çaji. Çaji i gjelbër, i bardhë, i zi janë disa nga llojet e shëndetshme. Më së miri është se nuk përmbajnë kalori, nëse nuk ju shtoni ëmbëltues artificial.

(Kosova Sot)