Dieta japoneze e mëngjesit: Mënyrë e shpejtë dhe efektive për të humbur në peshë

  • 22 March 2019 - 15:35
Dieta japoneze e mëngjesit: Mënyrë e shpejtë dhe efektive për të humbur në peshë

Një nga dietat më të fundit që ka rënë në sy në internet dhe ka gjetur vëmendjen e publikut është ajo që njihet si “The Morning Banana Regimen”, dizajnuar nga Hitoshi Watanabe, që po ashtu ka promovuar edhe librin me po këtë emër. Një nga arsyet përse kjo dietë është kaq popullore është shumë e thjeshtë, ofron rezultate të hatashme. Rregulli kryesor i dietës është të konsumoni banane në mëngjes, më pas pini shumë ujë me temperaturë të dhomës gjatë gjithë ditës.

Plani për dietën japoneze:

1. Para se ta hani kafjallin, ju duhet të konsumoni një banane, më pas pini menjëherë një gotë me ujë. Nuk duhet të konsumoni gjë para drekës. Bananet janë të mbushura me niseshte, që është lloj i veçantë, që promovon humbjen në peshë. Kur e konsumoni, banania shkon drejt e në zorrën e madhe, pa u tretur nëpër zorrët e vogla. Kështu përmirësoni funksionimin e traktit tretës, ushqeni qelizat.

2. Pini shumë ujë të vakët sepse kjo e forcon metabolizmin tuaj. Mos pini qumësht as alkool.

3. Darkën tuaj duhet ta konsumoni jo më vonë se në 8 të mbrëmjes, e më pas nuk duhet të konsumoni gjë tjetër.

4. Shkoni në shtrat para mesnatës, kjo pasi mungesa e gjumit ju detyron të shtoni në peshë.

5. Për drektë dhe dark mund t hani sipas dëshirës, por zamrat tuaj duhet të jenë pemët.

Vetitë shëruese të babaneve:

Ju ndihmojnë të humbni në peshë

Përmirësojnë metabolizmin dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur

Fuqia e tyre me vlera ushqyese bën ta përmirësoni shëndetin tuaj në përgjithësi

Janë të pasura me fibra dhe kalium

Reduktojnë celulitin

Reduktojnë sulmet e urisë

Nëse e aplikoni këtë dietë, do të keni më shumë energji, do të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak, përmirësoni metabolizmin dhe do të humbni në peshë.

(Kosova Sot)