Këto 5 ushqime janë burim i shëndetit për organizmin e njeriut

  • 26 March 2019 - 13:32
Këto 5 ushqime janë burim i shëndetit për organizmin e njeriut
Image

 

Lakra turshi

Është e pasur me kalium, hekur, magnez, squfur dhe bakër. I takon ushqimeve me pak kalori, dhe është e dobishme për linjën trupore. Ruan veshkat, lukthin dhe zorrët e lëngu i lakrës përmban veti të shumta shëruese. 

 

 

Image

 

Qepa e kuqe

Qepa është e pazëvendësueshme në përgatitjen e shujtave, e mirë është edhe për shëndetin. Shumica e shmangin shkaku i aromës. Qepa është e shkëlqyeshme për parandalimin e sulmit në zemër, ruan dhe forcon eshtrat dhe kundër inflamacioneve.

 

 

 

Image

 

Hudhra

Bëhet fjalë për një nga ushqimet më të shëndetshme dhe përbërësve shërues, e përdoret si ilaç më shumë se 5.000 vjet. Përmban ujë, proteina, yndyrë, fibra e minerale si natrium, kalium, magnez, kalcium, fosfor dhe hekur

 

 

Image

 

Arrat

Arrat janë burim i shkëlqyeshëm për energji dhe kanë shije të këndshme. Janë të shëndetshme për ruajtjen e trurit, ruajnë kujtesën derisa konsiderohet se një grusht arra në ditë shëron edhe dhimbjet nga skleroza multiple.

 

Image

 

Limoni

Limoni është burim për vitamina, mbron nga shumë sëmundje dhe sulme të viruseve. Uji i ngrohtë me limon zvogëlon thartirën në lukth, dhe përmirëson tretjen. Kjo pije stimulon punën e zorrëve, relakson muskujt dhe rregullon tretjen.

 

 

(Kosova Sot)