Përzierjet e hijshme për forcim të imunitetit

  • 05 April 2019 - 09:30
Përzierjet e hijshme për forcim të imunitetit

E dhe pse stina e dimrit tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar, rreziku për t'u prekur nga ftohjet dhe gripi ende është i madh. ërgatitjet natyrale janë mbrojtja më e mirë për masë parandaluese nga gripi dhe ftohjet. Në vijim ju sjellim tri receta për forcimin e sistemit imun.

 Një lugë të vogël mjaltë përzieni me një lugë hudhër të bluar imët. E konsumoni për çdo ditë para gjumit nga një lugë krahas një gotës me ujë të ngrohtë

Në 100 ml ujë të vluar hidhni një lugë mjaltë, një lugë mjedra, një lugë rrush të zi të thatë. E lini të pushojë për rreth 15 minuta. Konsumoni gjysmë gotë lëng si ky tri herë në ditë para shujtave

 Me një gotë qumësht përzieni katër deri pesë hurma të freskëta. Vloni në zjarr të lehtë për pesë deri dhjetë minuta. E pini një gotë si kjo para gjumit. 

(Kosova Sot)