Ky është kombinimi për detoksimin e mëlçisë

  • 05 April 2019 - 15:29
Ky është kombinimi për detoksimin e mëlçisë

Shpesh e lëmë në asgjë shëndetin e mëlçisë, duke konsumuar substanca të dëmshme, alkool e duhan për shembull. Ekziston edhe një gjendje që njihet si sëmundja joalkoolike e mëlçisë që mund të shkaktohet me konsumimin e prodhimeve me sheqer shtesë, ushqime të përzhitura, kripë tepricë dhe mish të kuq. Do të ishte mirë që në këtë fillim pranverë ta pastroni mëlçinë.

Në nga këto mënyra është konsumimi i ujit me rrush të thatë. Sikurse edhe rrushi i freskët, janë plot me fibra dhe antioksidues që luajnë rol kyç në tretjen dhe lirimin organizmit nga helmet dhe efekti i dëmshëm i radikaleve të lira.

Por, rrushi i thatë ka tre herë më shumë kapacitet se sa rrushi i zi apo i bardhë, dhe janë një nga ushqimet më të pasura me antioksidues.

Përgatitja:

Pastroni mirë 150 gramë rrush të thatë. Më pas i shtoni në dy gota ujë që duhet zier për 20 minuta. I lini në atë ujë gjatë natës. Në mëngjes procedoni ujin dhe e pini në lukth të thatë. Veproni kështu për disa ditë dhe do ta pastroni mëlçinë.

(Kosova Sot)