Mjalti, eliksiri i bukurisë dhe shëndetit

  • 09 April 2019 - 09:30
Mjalti, eliksiri i bukurisë dhe shëndetit

Mjalti përmban më shumë se 70 përbërës me vlerë që shërojnë shumë probleme shëndetësore.

Shëron dhimbjen e fytit

Mjalti e ka atë fuqinë për të vrarë bakteret në fyt gjatë vijueseve dhe gripit si dhe mbron shtresën e butë të fytit. Thjesht, shtojeni në çajin me limon dhe do të dalloni si largohet dhimbja e mërzitshme nga fyti.

Kundër akneve

Pasi përmban veti kundër mikrobeve dhe përmban shumë antioksidues, mjalti është shumë efikas te problemet me lëkurë. Ushqen lëkurën e dëmtuar dhe i ndihmon të përmirësohet si dhe parandalon përhapjen e infeksioneve.

Pastroni fytyrën, aplikoni pak mjaltë në një leckë prej pambukut dhe e shpërndani.  E lini të veprojë për 20-30 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Balsam për buzë

Balsami natyral për buzët e pëlcitura me siguri se është varianti më i mirë se sa balsami i blerë. Balsami me mjaltë nuk përmban përbërës artificialë

(Kosova Sot)