Rrepka për kolesterol më të ulët

  • 09 April 2019 - 13:36
Rrepka për kolesterol më të ulët

Fillimi i pranverës nuk mund të imagjinohet pa rrepkën në tryezë. Kjo perime ndihmon zgjimin pranveror të organizmit dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Disa studime kanë treguar se rrepkat përmbajnë substanca që luftojnë kancerin. Pasi përmbajnë shumë fibra, kjo perime është efikase në luftën kundër kancerit në zorrë të trashë.

Rrepkat, sidomos u preferohen atyre personave që gjatë dimrit kanë vuajtur nga bronkiti apo edhe inflamacionet e sinuseve.

Po ashtu, kjo perime konsiderohet si një ndër më të shëndetshmet për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Rrepka ul edhe kolesterolin, rregullon nivelin e sheqerit në gjak si dhe e pastrojnë gjakun.

(Kosova Sot)