“Ilaçet” natyrale kundër mushkonjave, me siguri i keni në kuzhinë

  • 19 April 2019 - 15:24
“Ilaçet” natyrale kundër mushkonjave, me siguri i keni në kuzhinë

Arritja e ditëve të ngrohta verore për shumicën sjell edhe buzëqeshjen në fytyrë, por me arritjen e motit të ngrohtë arrijnë edhe situata që për disa nuk janë aspak të këndshme, bëhet fjalë për mushkonjat. Simptomat që shfaqen pas kafshimeve janë dhimbje, të kruara, skuqje. Në vijim ju sjellim disa ilaçe natyrale si ta përballoni këtë gjendje.

Mjalti

Nëse nuk ju pengon ajo ndjenja e ngjitjes së diçkaje në lëkurë, atëherë mjalti ndikon kundër inflamacioneve dhe mund të qetësojë ndjenjën e të kruarave, pas kafshimit nga mushkonjat apo insektet e ngjashme.

Qumështi dhe uji

Përzieni në një masë të barabartë qumësht dhe ujë dhe më pas lagni një peshqir apo shami të hollë e të pastër. Me të fshini apo fërkoni hapësirat ku jeni kafshuar apo pickuar nga një mushkonjë e apo insekt i ngjashëm.

(Kosova Sot)