Limonada e njelmët, ndihma e parë kundër dhimbjeve të kokës

  • 25 April 2019 - 18:10
Limonada e njelmët, ndihma e parë kundër dhimbjeve të kokës

Dhimbjet e kokës dinë të jenë aspak të këndshme, e shkaktarët e dhimbjes së kokës janë të shumtë. Por, para se të vraponi në barnatore për ndonjë ilaç apo tabletë, provojeni këtë ilaç që vjen drejt e nga natyra. Konsumimi i limonadës së njelmët theksojnë se dhimbjet e kokës kalojnë sa hap e mbyll sytë.

Përbërësit e nevojshëm:

Dy limonë;

Ujë;

Kripë deti.

Mënyra e përgatitjes:

Shtrydheni lëngun e limonit dhe i shtoni po aq ujë sa ka edhe lëng të shtrydhur nga limoni. Shtoni pak kripë dhe akull sipas dëshirës dhe shijes tuaj. Kripa e detit përmban elektrolite dhe rreth 84 minerale, dhe prandaj është e hatashme për lëng. Kjo pije e ngrit nivelin energjik, heq dhimbjen dhe sjell ekuilibër në nivelin e serotoninës në organizëm si dhe e forcon sistemin imun.

(Kosova Sot)