Plani ushqimor për uljen e triglicerideve

  • 24 April 2019 - 18:24
Plani ushqimor për uljen e triglicerideve

Megjithëse mund të nevojiten ilaçet nëse niveli i triglicerideve tuaja është tepër i lartë, në fakt trigliceridet mund t’i ulni përmes ushqimit. Në vijim ju sjellim ushqimet që duhet të jenë aleati juaj në këtë drejtim

Image

Produktet e qumështit

Mund të konsumoni jogurt, qumështin e skremuar si dhe mund të konsumoni djathin, i cili nuk përmban pak yndyrë.

 

 

 

Image

Vezët

Mund të konsumoni të bardhat e vezës çdo ditë. Megjithatë, nuk duhet të hani të kuqtë e vezës më shumë se tri herë në javë.

 

 

 

Image

Mishi

Më së miri është të konsumoni mish ose gjoks pule. Po ashtu, mund të konsumoni mish gjedhi dy herë në javë. Më së miri të hani peshk, sidomos atë të ujërave të detit.

 

 

 

Image

Perimet

Pothuajse që të gjitha perimet preferohet t’i konsumoni të freskëta dhe të papërpunuara.

 

 

 

Image

Drithërat

Drithërat më të dobishme për t’i konsumuar janë elbi, tërshëra dhe orizi i kafenjtë. Këto ushqime përmbajnë fibra, që ndihmojnë në eliminimin e lipoideve.

 

 

Image

Pemët

Do të ishte mirë që të gjitha pemët t’i konsumoni me lëvore, kjo për faktin se të gjitha fibrat në fakt gjenden në lëvore.

 

 

 

 

Image

Uji dhe lëngjet

Përkujdesuni që të gjitha lëngjet të përgatiten nga pemët e freskëta. Në fakt, përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

 

 

 

 

(Kosova Sot)