Ilaçet natyrale që përmirësojnë tretjen

  • 30 April 2019 - 16:35
Ilaçet natyrale që përmirësojnë tretjen

Çrregullimet në tretje mund t'i lehtësoni duke pasur një stil të shëndetshëm të jetës dhe duke përdorur ilaçe natyrale

Image

 Për shumë vjet, kamomili është cilësuar për aftësitë e veta tretëse. Kamomili është bimë që përmirëson tretjen, lehtëson nga ulcerat gastrite dhe parandalon acidin refleks. Përgatitja: Valojeni një gotë ujë. Kur të ketë arritur pikën e kulmit, shtoni dy gramë gjethe apo lule kamomili. E lini të pushojë për pesë minuta. Më pas e konsumoni çajin. Çajin e kamomilit ta konsumoni pas secilës shujtë. 

Image

Kanellën jo vetëm se mund ta përdorni për të trajtuar infeksionet respiratore, ndihmon edhe te çrregullimet tretëse. Kjo erëz ndihmon luftimin e fryrjeve dhe problemet e tjera gastrite si diarreja. Përgatitja: Së pari valojeni ujin. Më pas, shtoni 1 ose 2 shkopinj kanelle në ujin e valuar. Lëreni kanellën të pushojë për rreth 10 minuta. Nëse dëshironi, mund ta ëmbëltoni çajin me një lugë mjaltë. Në fund, e pini dhe kënaquni.

Image

 Kjo bimë ndihmon në përmirësimin e sistemit tretës. Anisi përmban "anethole", një substancë e ëmbël që lehtëson dhimbjet e stomakut, të ënjturat dhe gazrat. Përgatitja: Valojeni një litër ujë. Kur të arrijë pikën e valimit, shtoni 30 gramë anis. E lini të ftohet. E pini një gotë çaj si ky sa herë që keni nevojë. 

Image

Bima "melissa officinalis" është bimë që përdoret kundër stresit dhe anktheve falë përbërësve qetësues. Ndihmon problemet që ndërlidhen me gazra, urthin. Përgatitja: Ju nevojiten 3 lugë gjethe të thata të bimës. Valojeni ujin. Kur të arrijë pikën e valimit, shtoni gjethet. E lini të pushojë për 10 minuta. Më pas, e pini çajin sa herë të dëshironi.

(Kosova Sot)