Dieta nordike dhe ushqimi

  • 29 April 2019 - 17:14
Dieta nordike dhe ushqimi

Për dallim nga trendët regjionalë në ushqim, ky program njihet si dieta e re nordike dhe është e përsosur për kushtet e jetës moderne. Pra, ushqimi që është hit në botë është ai skandinav. Dieta nordike ju ofron mundësinë të jeni të shëndetshëm dhe të hiqni kilogramët shtesë.

SI ËSHTË KRIJUAR DIETA NORDIKE

Para gjashtë viteve, universiteti në Kopenhagë ka angazhuar nutricistë me emër, kuzhinierë dhe ekonomistë për të menduar mënyrën e të ushqyerit që heqin problemin me mbipeshën, sëmundjet kronike. Plani ambicioz po ashtu ka urdhëruar që ky ushqim i shëndetshëm të jetë edhe i shijshëm mjaftueshëm për të stimuluar kthimin e traditës së peshkimit dhe rritjen e kafshëve nëpër ferma. Rezultat ishte dieta nordike dhe ushqimi që thekson rëndësinë e konsumimit të ushqimeve integrale dhe shmangien e karbohidrateve të dëmshme. Kjo do të thoshte para së gjithash: ushqimin e rritur në mënyrë organike në sasi të pakufizuar, peshkun e freskët nga ujërat e pastra, drithërat integrale si elbi, bishtaja, kërpudha dhe flluska. Nëse përjashtoni ushqimet e përpunuara, krijuesit e dietës premtojnë humbje në peshë. Doli se edhe kishin të drejtë. Rezultatet e shumë studimeve kanë dëshmuar se dieta nordike para së gjithash është kombinim ideal i yndyrave të shëndetshme dhe siguron materie ushqyese për reduktimin e masës trupore.

SA KILOGRAMË HEQ DIETA SKANDINAVE?

Në një studim danez nga viti 2014, të anketuarit që kanë përcjellë mënyrën si kjo të ushqimit ishin dobësuar për pesë kilogramë. Disa prej atyre kilogramëve ishin shkrirë nga stomaku, falë faktit se ushqimet nga kjo dietë shkrijnë dhjamin.

HANI MË SHPESH KËTO USHQIME:

Pemë dhe perime organike; Drithërat integrale si elb, thekër; Peshk të freskët nga ujërat e pastra; Bimë nga natyra - fruta mali, bimë të erëzuara dhe kërpudha.

MË RRALLË KONSUMONI:

Miell të bardhë; Drithëra të përpunuara, makarona dhe oriz të bardhë; Ushqim të shpejtë; Shujtat i gatuani në shtëpi. 

(Kosova Sot)