Rutina e mëngjesit që ju mbush me energji

  • 01 May 2019 - 13:09
Rutina e mëngjesit që ju mbush me energji

Nëse në mëngjes nuk mund të kthjelleni dhe ju nevojitet kafe e dyfishtë për të funksionuar, ekspertët këshillojnë mënyrën e re prej 90 sekondash. Ekspertët nga akademia "Career Girl" thonë se shumica e njerëzve në mëngjes bëjnë dushin gabimisht.

Uji i ngrohtë në masë të madhe ju "fut në gjumë", pa marrë parasysh se pas dushit dilni në ambiente të ftohta. Këshillohet që me ujë të ftohtë të bëni dush për 30 sekonda, më pas 30 sekonda me ujë të ngrohtë dhe përsëri më pas për 30 sekonda me ujë të ftohtë.

Edhe pse ndoshta nuk mund të ndiheni rehat, kombinimi i ujit të ftohtë dhe të ngrohtë hap kapilarët dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, e gjithë kjo stimulon trurin dhe trupin.

(Kosova Sot)