Shurupi për forcim të imunitetit

  • 02 May 2019 - 14:27
Shurupi për forcim të imunitetit

S hkaku i ndryshimit të shpeshtë të temperaturave në këtë periudhë kohore, jo rrallëherë ju dobësohet sistemi imun, jemi të prirë për t'u prekur nga sëmundjet sezonale.

Nga ushqimet që i keni në kuzhinë, mund të përgatisni shurup, të cilin e quajnë edhe antibiotik natyral. Shijen e ka të fortë dhe falë efekteve të tij, nuk do të sëmureni, e nëse jeni prekur nga sëmundjet, shpejtë do të shëroheni.

PËRBËRËSIT: - 1 thelb të hudhrës; - 2 lugë xhenxhefil të bluar; - ½ e lugës speca të bluar; - ½ e lugës kanellë të bluar; - 1 dl lëng limoni; - 2 lugë mjaltë.

PËRGATITJA: Përzieni të gjithë përbërësit, me përjashtim të mjaltit, e në fund e përzieni dhe atë. E lini për tri orë në temperaturë të dhomës në enë të mbyllur. Për forcim të sistemit imun merrni nga një lugë në mëngjes, dhe atë në stomak të zbrazët. Nëse jeni ftohur, nga një lugë shurup merrni tri herë në ditë para gjellëve. Pastaj mund të hani një portokall për zbutje të shijes që ju mbetet në gojë. 

(Kosova Sot)