Receta natyrale për vitaminën C

  • 05 maj 2019 - 08:33
Receta natyrale për vitaminën C

Dihet se sa shumë vitaminat C e forcojnë sistemin imun. Mirëpo, kur e blejmë në barnatore nuk dihet se çfarë përmban.

Prandaj, ju sugjerojmë që ta përgatisim vetë këtë vitaminë. Kur të keni konsumuar një portokall apo limon, copëtojeni lëvoret dhe i lini të thahen për disa ditë.

Më pas i vendosni në mullirin për bluarjen e kafesë apo në blender. Kështu keni fituar vitaminën C, krejt natyrale, e duhet ta merrni për çdo mëngjes, pasi që posedon shumë enzima të shëndetshme.

Ndikimi i vitaminës C është në pastrimin e lukthit dhe stomakut nga bakteret dhe helmet e dëmshme të grumbulluara në organizëm.

(Kosova Sot Online)