Për autizëm, njësoj përgjegjës si faktorët e jashtëm, po ashtu edhe gjenet

  • 07 May 2019 - 13:42
Për autizëm, njësoj përgjegjës si faktorët e jashtëm, po ashtu edhe gjenet

P ër paraqitjen e autizmit, njësoj janë përgjegjës si faktorët e ambientit të jashtëm, po ashtu edhe gjenet, ku në studimet e deritashme mendohej se gjenet e kishin rëndësinë kryesore. Konstatimi i ri është rezultat i një studimi të bërë në Suedi, midis vitit 1982 dhe 2006, në 2 milionë persona.

"Edhe vetë kemi mbetur të habitur nga rezultatet e studimit. Pra, gjenet përbëjnë 50% të shkaktarëve të autizmit, krahasuar me 80 - 90% sa mendohej deri tani, e 50% të shkaktarëve të tjerë të autizmit, përbëjnë faktorët e jashtëm", thotë Avi Reichenberg, shkencëtar nga Qendra për studimin e autizmit "Mount Sinai Seaver".

Bashkautorë të këtij studimi janë ekspertët nga "King's College" në Londër dhe nga Instituti "Karolinska" në Stokholm. Bëhet fjalë për studimin më të madh të prejardhjes gjenetike të autizmit deri më tani. Autizmi prek një njeri në njëqind banorë të krejt botës. 

(Kosova Sot Online)