Vaji i ullirit mbron nga paradentoza

  • 07 May 2019 - 17:20
Vaji i ullirit mbron nga paradentoza

Me rastin e blerjes së vajit të ullirit, përkujdesuni që në etiketë të shkruajë "extra vergine", meqë kjo është dëshmi se ai është përfituar nga ullinjtë e freskët, dhe se nuk përmban materie kimike. Përpos që është i shëndetshëm për fërgim dhe sallata, vaji i ullirit ka edhe veti mjekuese.

Një lugë para kafjallit e mbështjell lukthin dhe parandalon paraqitjen e ulcerës, derisa shpëlarja e gojës me vaj ulliri në mëngjes, pas larjes së dhëmbëve, mbron nga paradentoza. I pasur me thartira mono të ngopura, vaji i ullirit rregullon formimin e kolesterolit dhe ruan shëndetin e zemrës. Niveli i lartë i vitaminës E mbron organizmin nga radikalet e lira. Shkencëtarët kanë konstatuar se një të ushqyer me pak mish dhe me sasi të mëdha të perimeve dhe vajit të ullirit, është një eliksir i vërtetë i rinisë dhe jetëgjatësisë. Krahas kuzhinës mesdhetare, rëndësi ka edhe kufizimi sa më i madh i përdorimit të alkoolit. 

(Kosova Sot)