Pemët, të cilat në mënyrë të përsosur zbardhin dhëmbët

  • 09 May 2019 - 14:47
Pemët, të cilat në mënyrë të përsosur zbardhin dhëmbët

Pos se janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme për organizmin e njeriut në përgjithësi, pemët në vijim jua mundësojnë që buzëqeshja juaj të mos kalojë pa u vërejtur

Image

Banana

Ndoshta jo thelbi i bananes, por lëvorja me siguri se dhëmbët jua bën më të bardhë. Me pjesën e brendshme të lëvores bëni një masazh të dhëmbëve, e po ashtu edhe mishit të tyre. Le të zgjasë ky masazh për së paku dy apo tre minuta, e më pas dhëmbët i pastroni me pastë. Pasi që ta bëni një gjë të tillë për disa ditë rresht, do ta vëreni se dhëmbët shkëlqejnë më shumë se përpara.

Image

Mollët

Ë shtë më se e sigurt se gjyshërit ju kanë treguar se si një mollë mund të shndërrohet në një brushë për dhëmbë. Edhe kanë të drejtë. Kur ta keni konsumuar mollën, disa pjesë të saja ngjiten për dhëmbë dhe mish të dhëmbëve, ndërsa në gojë krijohet një lloj pështyme, e cila pastron dhëmbët nga bakteret dhe neutralizon thartirën, duke mundësuar ruajtjen e tyre nga kariesi.

Image

Dredhëzat 

Për dredhëzat dhe fuqinë e tyre në zbardhjen e dhëmbëve me siguri se keni dëgjuar, ndërsa që tash e disa vite konsiderohet si miku më i mirë edhe për shëndetin e dhëmbëve. Në fakt, në dredhëza gjenden shumë acide, që parandalojnë shfaqjen e njollave në dhëmbë, si pasojë e ushqimit dhe e pijeve të ndryshme.

Image

Limoni

Thartira nga agrumet, sidomos limoni, në veten e tyre posedojnë enzime, që vrasin bakteret, të cilat fshihen në aromën e keqe të gojës. Po ashtu, limoni përmban acide që heqin njollat e mbetura nga ushqimet dhe llojet e ndryshme të pijeve të konsumuara, të cilat formohen në dhëmbë. Agrumet, po ashtu shtojnë sekretimin e pështymës, e cila inspiron pjesët e tjera të ushqimit dhe pijeve, që janë grumbulluar midis dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)