Shkaktarët e sëmundjeve dhe vdekjes së adoleshentëve

  • 10 May 2019 - 08:13
Shkaktarët e sëmundjeve dhe vdekjes së adoleshentëve

"Bota nuk i kushton kujdes aq sa duhet shëndetit të adoleshentëve", thotë Flavia Bustreo, e ngarkuar me punë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sidomos për fëmijët. Disa hulumtime kanë treguar se gjysma e të gjithë njerëzve që pësojnë çrregullimet e para mendore janë deri 14 vjeç.

"Sikur adoleshentët me simptomat e çrregullimeve mendore do ta kishin kujdesin e duhur mjekësore kjo do të mund t'i jepte fund vuajtjes së tyre, por edhe do t'i shpëtonin vdekjes', thuhet në studim.

Në studim ishin përfshirë pyetjet për duhanin, alkoolin, përdorimin e drogës, HIV-in, shëndetin mendor, ushqimin dhe dhunën. Në mbarë botën në vitin 2012 kishin vdekur rreth 1,3 milion adoleshentë. Tre janë faktorët kryesorë të këtyre vdekjeve, lëndimet, HIV/AIDS-i dhe vetëvrasjet.

Në moshën nga 10 deri 14 vjeç shkaktarë zakonisht janë organet e frymëmarrjes, që së bashku me meningjitin përbëjnë rreth 18% të gjitha rasteve të vdekjes.  

(Kosova Sot Online)