Pema që stimulon trurin dhe parandalon kancerin

  • 12 maj 2019 - 15:58
Pema që stimulon trurin dhe parandalon kancerin

Thuhet se gjërat e mira vijnë në pjesë të vogla, e kjo nuk mund të jetë e vërtetë më e madhe se kur në pyetje janë boronicat. Këto fruta mali mund ta kthjellojnë trurin tuaj, zbutin lëkurën, e madje edhe ta ndalojnë kancerin.

SISTEMI IMUN

Boronicat kanë më shumë antioksidues në krahasim me secilën pemë apo perime, që mund të jenë testuar deri më tani. Antioksiduesit forcojnë sistemin imun, duke neutralizuar radikalet e mira. Shumica e fuqisë së tyre vjen nga pigmentet, të cilat edhe janë përgjegjëse për ngjyrën e boronicave.

STIMULON TRURIN

Nëse i konsumoni boronicat, truri juaj do të punojë më shpejt dhe më mirë. Një studim sugjeron që boronicat ngadalësojnë humbjen e kujtesës.

KUJDESI PËR LËKURËN

Lëkura juaj do të shkëlqejë nëse bëni një maskë të përzier nga 2 lugë pire nga boronica, pastaj dy lugë të vogla të sheqerit të vrugët dhe tri lugë lëng limoni. Boronica do ta zbutë lëkurën, limoni do ta ndriçojë atë, ndërsa sheqeri do ta pastrojë atë prej qelizave të vdekura.

PËRMIRËSON SHIKIMIN

Me konsumimin e dy porcioneve të boronicës, brenda ditës do ta zvogëloni rrezikun nga degjenerimi makular, që shfaqet si pasojë e plakjes, që njëherësh është edhe shkaktari kryesor i humbjes së tiparit te personat e moshuar.

PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS

Nëse për çdo fundjavë konsumojnë pesë apo më shumë porcione të boronicave, femrat do ta zvogëlojnë rrezikun për të pësuar sulm në zemër. Përmbajnë sasi të madhe të përbërësve, që ndihmojnë në shëndetin e arterieve.

PARANDALON KANCERIN

Substanca e quajtur antocianinë, që boronicës njëherësh i dhuron edhe ngjyrën, sulmojnë kancerin që shkaktohet nga radikalet e lira, si dhe sulmojnë dhe i shkatërrojnë qelizat e tumorit. Për një gjë të tillë duhet që për çdo ditë të konsumoni një gotë boronica.

(Kosova Sot Online)