Një hap para trajtimit të ri kundër diabetit

  • 14 May 2019 - 11:57
Një hap para trajtimit të ri kundër diabetit

Ekspertët nga universiteti në Harvard kanë zhvilluar një molekulë, e cila është aplikuar te minjtë laboratorikë, te të cilët ishte zgjatur ndikimi i insulinës, si dhe lehtëson përqendrimin e sheqerit në gjak.

Revista shkencore 'Nature' shkruan se si kjo molekulë e zbuluar rishtazi mund të shndërrohet në një bazë të fortë të mënyrës së re të shërimit të diabetit.

Efektshmëria e molekulës bazohet në enzimat e përfshira në jetëgjatësinë e insulinës. Te kafshët e trajtuara kishte ardhur deri te shtimi i pranisë së insulinës në gjak, si dhe normalizimit më të shpejtë të përqendrimit të sheqerit në gjak pas shujtave. Në fazën e ardhshme, studimet për këtë molekulë do të testohen te njerëzit.

(Kosova Sot Online)