Lidhja midis ushqimit dhe lindjes së parakohshme

  • 17 May 2019 - 09:56
Lidhja midis ushqimit dhe lindjes së parakohshme

Ushqimi jocilësor gjatë kohës së shtatzënisë, sipas studimit që ishte bërë nga ekspertët nga Australia, ndërlidhet me lindjen e parakohshme.

Lindjet e parakohshme janë shkaktari numër një në sëmundjet dhe vdekjen e porsa të lindurve, ndërsa që ndodhin në 10 për qind të shtatzënive.

Hulumtuesit në universitetin e Adelaides kanë analizuar të dhënat ushqimore të 300 të anketuarave. 'Journal of Nutrition' shkruan se si rreziku më i vogël për lindje të parakohshme kishin femrat të cilat 12 muaj para shtatzënisë ushqim primar kishin pemët dhe perimet, peshkun, drithërat integrale, si dhe lloje të mishit me pak yndyrë.

Përkundër kësaj, gjasat më të mëdha për lindje të parakohshme kishin femrat që kishin konsumuar ushqim të pasur me sheqer dhe yndyra të ngopura.

(Kosova Sot Online)