Nëna, mos e përcillni këtë trend!

  • 18 May 2019 - 10:19
Nëna, mos e përcillni këtë trend!

Në tentim që vetëm pas disa javësh që kanë lindur ta kthejnë linjën e tyre, që pothuajse është shndërruar në trend, nënat mund ta dëmtojnë shëndetin e tyre.

Shumë nëna, sidomos ato më të reja në moshë, shpeshherë gjenden nën presion për t'i 'kopjuar' personalitetet e njohura të cilat, me shpejtësi të hatashme, kryesisht pas pesë apo gjashtë javësh, ia dalin t'i kthejnë kilogramët që i kishin para lindjes.

Pos kësaj, nënat shpeshherë gjenden edhe nën presion nga njerëzit e afërm, bashkëshortit, miqve, që sa më shpejtë t'i humbin kilogramët. "Femrat do të duhej të kënaqeshin për faktin se janë bërë nëna, e jo të mendojnë që sa më shpejtë t'i heqin 'kilogramët e shtatzënisë', thonë ekspertët britanikë.

Ekspertët pohojnë se presioni, të cilit i ekspozohen nënat që sa më shpejtë t'i largojnë kilogramët, nuk ndikon mirë as në shëndetin e foshnjës as atë të nënës. Nëse nënat ndihen mirë në trupin e tyre dhe provojnë ta kufizojnë konsumimin e ushqimit, foshnja do ta ndiejë tensionin, që nga trupi i nënës mund të përcillet tek ai i foshnjës.

(Kosova Sot Online)