Mëlmesat që e ulin shtypjen e gjakut

  • 27 May 2019 - 10:16
Mëlmesat që e ulin shtypjen e gjakut

Shkencëtarët indianë thonë se kanë testuar me sukses një përzierje të mëlmesave, e cila e ul shtypjen e gjakut te minjtë laboratorikë, duke rritur kështu shpresat për zbulimin e një ilaçi natyror dhe të lirë për ta trajtuar këtë sëmundje kronike.

S. Thanikachalam, ekspert i kardiologjisë, i cili e ka udhëhequr studimin, thotë se ekipi i shkencëtarëve të tij kanë përzier xhenxhefilin, kardamomin, qimnonin dhe biberin - që janë përbërës të rëndomtë në kuzhinën indiane - bashkë me petalet e zambakut të bardhë.

"Ne kemi parë ndryshime të mëdha pozitive te minjtë me shtypje të lartë të gjakut", thotë Thanikachalam, i cili kryeson departamentin e kardiologjisë në Universitetin "Sri Ramachandra" në qytetin Çenai. "Ilaçi ishte shumë efektiv në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe të stresit oksidativ", ka thënë ai për "AFP". Shkencëtarët kanë bërë të ditur se këto mëlmesa kanë qenë të suksesshme në uljen e hipertensionit renovaskular, i cili paraqitet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në veshka.

(Kosova Sot Online)