Çfarë ndodh me trupin tuaj kur agjëroni?

  • 31 May 2019 - 12:10
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur agjëroni?

Për të gjithë ata që agjërojnë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ka mjaft përfitime dhe ndikime. Ja cilat janë disa prej përfitimeve lidhur me shëndetin e atij që agjëron. Një ndikim të madh agjërimin luan në funksionimin e disa organeve si: zemra, kur agjërohet pakësohet gjaku në sistemin e tretjes. Ky gjak shkon nëpër pjesë të tjera të trupit dhe ndihmon në heqjen e depozitave të kolesterolit që ndodhen në venat e gjakut. Ndikim të madh ka edhe në stomak. Duke agjëruar i mundësohet stomakut që të pastrojë vetveten nga papastërtitë e grumbulluara, duke kryer kështu një tretje më efikase. Agjërimi ndikon edhe në mushkëri. Bëhet e mundur heqja e toksinave të grumbulluara në mushkëri, të cilat ne i thithim kur marrim frymë. Në kohën e agjërimit, edhe mëlçia, e cila shërben si burim energjie, shfrytëzon dhjamin për të prodhuar glicerol. Veshkat gjatë periudhës së agjërimit bëjnë të mundur uljen e presionit të gjakut me anë të nxjerrjes jashtë të kripës dhe ujit. Ashtu si stomaku edhe zorrët gjatë periudhës së agjërimit pastrojnë vetveten nga papastërtitë.

(Kosova Sot Online)