Humbni 5 kilogramë për dhjetë ditë

  • 31 May 2019 - 18:07
Humbni 5 kilogramë për dhjetë ditë

Kilogramët nuk do t'ju kthehen dhe, sipas ekspertëve që e kanë formuar këtë dietë, nuk do të ketë efekte negative anësore, as për gjendjen fizike e as për atë mendore. Pini sa më shumë ujë, e sa më pak lëngje, kafe apo alkool. Dieta zgjat dhjetë ditë dhe asnjë ditë më gjatë. Ajo që është më e mira, ju vetë e përpiloni planin e shujtave, duke ia përshtatur dëshirave dhe nevojave tuaja.

Ushtroni, pasi që vetëm ashtu do të arrini t'i largoni kilogramët shtesë. Hani pemë të ndryshme, pasi që secila prej pemëve përmban përbërës të caktuar, të cilët janë të nevojshëm për organizmin tuaj për funksionim normal. E njëjta vlen edhe për perimet, pasi disa lloje të perimeve janë antioksidues të shkëlqyeshëm. Të tjerat janë të dobishme shkaku i fibrave që përmbajnë, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit, e të tjerat shkaku i mineraleve dhe vitaminave. Disa perime ndihmojnë të humbni në peshë e disa ndikojnë mirë në shëndetin e lëkurës, madje do t'ju ndihmojnë ta ktheni shkëlqimin e lëkurës. Nëse ndjeni urinë midis shujtave hani mollë. Nëse humbni fuqinë, atëherë konsumoni karotë, sallatë të gjelbër, domate, hani ushqim sa më të larmishëm.

PEMËT DHE PERIMET QË KENI NEVOJË

Në menynë tuaj duhet të ketë edhe supë nga perimet. Kur jemi te pemët, hani sa më shumë papajë, mollë, dredhëza, grejpfrut dhe mjedra. Këto pemë jo vetëm se ju ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës, por prej tyre do të merrni edhe vitaminat e domosdoshme. Gjatë dietës duhet ta harroni bukën, mishin, djathin, makaronat dhe ëmbëlsirat. Brenda ditës duhet të hani katër shujta kryesore: kafjallin, drekën, zamrën dhe darkën.

MENYJA E USHQIMIT PËR NJË DITË KAFJALLI:

1 gotë lëng të shtrydhur nga pemët, 1 gotë lëng domateje apo një gotë jogurt.

DREKA:

1 pjatë supë me perime apo një tepsi me sallatë të gjelbër, një gotë lëng të shtrydhur nga pemët. ZAMRA: 1 gotë lëng të shtrydhur nga pemët.

DARKA:

Sallatë nga perimet - tranguj, karotë, lakër, brokol, domate, sallatë të gjelbër, supë sipas dëshirës, një gotë lëng të shtrydhur nga pemët.

(Kosova Sot Online)