Qelizat amë rigjallërojnë zemrën e dëmtuar

  • 02 June 2019 - 09:38
Qelizat amë rigjallërojnë zemrën e dëmtuar

S hkencëtarët amerikanë nga universiteti "Washington", me ndihmën e qelizave amë ia kanë dalë ta rigjallërojnë muskulin e dëmtuar të zemrës së majmunit. Revista shkencore "Nature" shkruan se kjo teknikë, që i përcaktohet kthimit në gjendje normale të funksionimit të zemrës, do të mund të futet në testimet klinike në katër vitet e ardhshme. Të dhënat e fundit janë edhe një fakt shtesë së është e mundur të prodhojnë sasi të mjaftueshme të qelizave amë të ngjashme si dhe që këto qeliza amë të përdoren për rigjallërimin e zemrës së dëmtuar, pohojnë shkencëtarët. Gjatë eksperimenteve të bëra në një majmun, i cili kishte pësuar një infarkt, ishin injektuar me miliarda qeliza të tilla në muskulin e zemrës. Qelizat amë ishin prodhuar nga qelizat njerëzore amë embrionale, e që ishin injektuar drejtpërdrejt në pjesë të zemrës, të cilat kishin pësuar dëmtime. Pas intervenimit, qelizat e reja të muskulit të zemrës kishin filluar të punojnë normalisht në një afat prej disa javësh, ndërsa pas tre muajve kishte ardhur deri te integrimi i plotë i qelizave.

(Kosova Sot Online)