Lulelakra, boronicat dhe karotat mbrojnë nga dielli

  • 07 June 2019 - 10:18
Lulelakra, boronicat dhe karotat mbrojnë nga dielli

Edhe pse kremrat me faktorë mbrojtës janë të pashmangshëm në plazh, efekt të madh për mbrojtje të lëkurës kanë edhe ushqimet. Kjo nuk do të thotë se mund të qëndroni të shtrirë në diell në mesditë vetëm se jeni ushqyer si duhet, por ushqimet e shëndetshme do t'ju ndihmojnë të keni ngjyrë dhe lëkurë më të shëndetshme.

FSHEHTËSIA E LËKURËS SË BUKUR ËSHTË NË USHQIM

Efektet negative, të cilat mbesin si pasojë e rrezeve të dëmshme të diellit, është e pamundur t'i eliminojmë në tërësi. Beta karotinë është substanca që e hasim në pemë dhe perime, sidomos me ato me ngjyrë të verdhë, karotat. Në mënyrë që të keni një ten sa më të mirë, konsumoni karotat. Në mënyrë që organizmi juaj të jetë më i shëndetshëm, nevojitet të konsumoni boronicat. Boronicat pastrojnë organizmin tuaj nga helmet, duke ndikuar që lëkura juaj të duket sa më elastike dhe më e re. Edhe lulelakra, si pjesë e ushqimeve me gjethe të gjelbra, e pasur me shumë vitamina dhe me të gjitha mineralet, ndikon që trupi, përkatësisht lëkura juaj, të jetë e mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit. 

(Kosova Sot Online)