12 zgjidhjet për fshikëzën tepër aktive

  • 07 June 2019 - 18:37
12 zgjidhjet për fshikëzën tepër aktive

Nëse në mënyrë konstante shkoni në banjë, keni nevojë urgjente për të urinuar, zgjoheni gjatë natës për të shkuar në banjë, apo edhe më keq, madje nuk mund t'ia dilni as të arrini në banjë, atëherë mund të vuani nga fshikëza tepër aktive.

Ky është një problem i zakonshëm, përderisa 40 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve vuajnë nga kjo simptomë.

Fshikëza tepër aktive mund të shkaktohet nga disa gjendje, si shkarja e komblikut te femrat apo prostata e zgjeruar te meshkujt, muskujt e fshikëzës nuk punojnë mirë, apo mund të keni një problem neurologjik.

Pacientja Suzanne Andrews, 51-vjeçare, kishte vërejtur simptomat e fshikëzës tepër aktive pesë vite më parë, pasi që e ndiente veten të brengosur, nëse nuk kishte një banjë afër. 

Ja 12 gjërat, që duhet t'i bëni, nëse keni një fshikëz tepër aktive

1. Vizitoni mjekun tuaj

2. Mbani një ditar, për shënimet dhe kohën kur shkoni në banjë

3. Hiqni dorë nga kafeina apo kafeja, çaji, pasi që ato mund ta irritojnë fshikëzën

4. Humbni në peshë

5. Merruni me ushtrime

6. Rikualifikimi i fshikëzës

7. Terapia e komblikut

8. Përdorni krem me estrogjen

9. Përdorni medikamente

10. Botoksi

11. Stimulimi neurologjik

12. Ndërhyrja kirurgjikale.

(Kosova Sot Online)