Është momenti i fundit t'i ndryshoni shprehitë jetësore

  • 09 June 2019 - 15:12
Është momenti i fundit t'i ndryshoni shprehitë jetësore

Të gjithë ekspertët botërorë pohojnë se kurrë nuk është vonë për ndryshimin e shprehive jetësore. Hulumtimet e fundit, nga rezultatet që ishin publikuar në revistën 'Preventive Medicine', zbulojnë se personat, që kishin aplikuar shprehitë e shëndetshme, së paku në krahasim me të tjerët kishin jetuar dhjetë vite më gjatë. Shkencëtarët nga Zvicra kanë bërë një hulumtimin, në të cilin kishin qenë të përfshirë ndërlidhjet e personave të sëmurë dhe shprehitë e tyre, me gjendjen e përgjithshme të më shumë se 16.000 personave, nga mosha 16 deri në moshën 90- vjeçare.

Disa prej shprehive, të cilave shkencëtarët u kishin kushtuar më së shumti vëmendje, ishin: thithja e duhanit, konsumimi i alkoolit, keqpërdorimi i drogës, mënyra e të ushqyerit, si dhe niveli i aktiviteteve fizike. Shkencëtarët pohojnë se këta persona, që kanë të gjitha këto shprehi të këqija të lartpërmendura, ballafaqohen me 2.5 herë më shumë mundësi që të pësojnë vdekje të hershme. 


(Kosova Sot Online)